Insajderi
Biznes

Albi Mall, Cineplexx dhe Maraklitë e kerreve sjellin Fast and Furious Meeting!

Insajderi
16 May 2023 - 10:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Albi Mall, Cineplexx dhe Maraklitë e kerreve sjellin Fast and Furious Meeting!
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Njëri nga filmat e shumëpritur dhe më të mëdhenjë të vitit, Fast and Furious 10, arrin më 17 maj në Cineplexx, ku do të organizohen shumë aktivitete dhe do të ketë super-shpërblime.

Për premierën e Fast and Furious 10, më 17 maj, për të gjithë adhuruesit e veturave, Albi Mall bashkë me Cineplexx dhe grupin Marakli t’kerreve nga ora 17:00 nisin  një Fast & Furious Meeting në parking të qendrës tregtare, ku do të ketë Car Show, dhe shumë pije FALAS nga Redbull, Birra Laško, Kraš, Fructal dhe Ujë Dea.

Në këtë event do të mund t’i shihni disa nga veturat më të mira sportive dhe më të shtrenjta në Kosovë.

Përveç Fast and Furious Meeting, gjatë eventit Pre Premiere i cili do të mbahet nga ora 19:00, do të ketë lojë shpërblyese.

Në kinemanë në Prishtinë do të dhurohen:

  • 4x goma vere nga EuroGoma
  • 2x Syze Ray-Ban dhe #Vogue nga Optika Simon
  • 3x Kupona me vlerë 50€ për derivate në Shell Kosova
  • 3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Armani Exchange 
  • 3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Driveline
  • 3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Bibaj Sport
  • 3x Gift Cards në vlerë prej 60€ nga Art n’flok 

Biletat për këtë film mund t’i blini çdo ditë prej orës 16:00 në Cineplexx, ose edhe online përmes aplikacionit Cineplexx KS. Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx Kosovo.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark