Abdixhiku takon Wieland, e falënderon për mbështetjen e Parlamentit Evropian - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku takon Wieland, e falënderon për mbështetjen e Parlamentit Evropian

    Insajderi
    17 May 2023 - 16:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka pritur sot në takim zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.

    Sipas LDK-së, gjatë takimit është diskutuar për rolin konstruktiv dhe mbështetës që Parlamenti Evropian si njëri ndër institucionet më të rëndësishme të BE-së i ka dhënë Kosovës në proceset shtetndërtuese, veçanërisht në procesin e liberalizimit të vizave, njofton Klan Kosova.

    “Kryetari Abdixhiku e njoftoi z. Wieland për qëndrimet e LDK-së karshi zhvillimeve në vend me theks të veçantë për procesin e dialogut me Serbinë, qëndrime të njohura tashmë. Në takim u diskutua edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në mes të Parlamentit Evropian dhe Kosovës”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark