Kosova ka hapur sot pavijonin e saj në edicionin e 76-të të festivalit ndërkombëtar të filmit në Kanë të Francës.
Kosova këtë vit në Festivalin e Kanës po prezantohet përmes Qendrës Kinematografike në tregun e filmit ‘Marche Du Film’ në këtë festival.
Edhe këtë vit Kosova dhe Shqipëria prezantohen me pavijon të përbashkët në “Marche Du Film”.
“QKK do të promovojë filmat e fundit kosovar në kategori dhe faza të ndryshme të zhvillimit, takime me partner ndërkombëtar të kinematografisë, fonde filmi, përfaqësues të festivaleve të rëndësishme ndërkombëtare, producentë e distributorë”- thuhet në njoftimin e QKK-së.