Krim makabër në Elbasan, fqinjët rrëfejnë tmerrin: Gruaja thirri për ndihmë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Krim makabër në Elbasan, fqinjët rrëfejnë tmerrin: Gruaja thirri për ndihmë

    Insajderi
    17 May 2023 - 18:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grua u vra sot në Elbasan nga burri i motrës së saj.

    44-vjeçarja Alma Qevani ndërroi jetë në spital nga plagët që mori nga sëpata me të cilën e qëlloi Tefik Tashi, 58-vjeç.

    Raportohet se shkak kanë qenë motivet e dobëta pasi kunata e kishte ofenduar te gruaja e tij. Pas këtij sulmi autori është larguar më vrap në tentativë për tu fshehur, por policia mundi ta lokalizojë në zonë ku arrestimi u krye në flagrancë.

    Fqinjët e të afërmit e viktimës dhe autorit kanë treguar më shumë hollësi lidhur me rrethanat e krimit të rëndë.

    “U dëgjova zhurmë dhe gruaja kërkoi ujë, ndihmë. Dola unë dhe i çova ujë, ia lash tek porta. Erdhi e mori vetë. Nuk shkova atje afër, ajo kishte gjak në fytyrë. Më thirri një grua në dritare e më tha: E theri.

    Ishin goca të mira, nuk përziheshin,” thonë ato.

    Gjatë momenti të ndalimit ai në dorë mbante edhe sëpatën më të cilën kreu krimin. Autori Tefik Tashi u dërgua në komisariat, ndërsa u morën në pyetje dëshmitarët për të zbardhur ngjarjen.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark