​Kontrabandoi gjëra të palejueshme, largohet nga puna zyrtari korrektues në Gjilan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    ​Kontrabandoi gjëra të palejueshme, largohet nga puna zyrtari korrektues në Gjilan

    Insajderi
    17 May 2023 - 21:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka njoftuar se ka larguar nga puna, K.R, Zyrtar Korrektues në Qendrën e Paraburgimit Gjilan.

    Në njoftim bëhet e ditur se i njëjti gjatë kryerjes së detyrës ka kryer veprën penale keqpërdorim të pozitës zyrtare duke kontrabanduar gjëra të palejueshme brenda qendrës.

    Vendimi për largim nga puna është marr nga Komisioni Disiplinor i SHKK-së.

    “Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e këtyre dukurive negative dhe do të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore ndaj secilit individ, i cili është i përfshirë në veprime të tilla korruptive, pavarësisht rolit dhe funksionit që ka”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark