Heroi i ditës, kuzhinieri shpëton 3-vjeçarin nga përmbytjet në Itali - pamjet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Heroi i ditës, kuzhinieri shpëton 3-vjeçarin nga përmbytjet në Itali – pamjet

    Insajderi
    19 May 2023 - 16:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Italia aktualisht është prekur nga përmbytjet e mëdha, veçanërisht rajoni Emilia Romagna.

    Në qytetin Cesena të kësaj zone thuajse është shmangur një tragjedi, kur një nënë me djalin e saj të vogël nuk kanë arritur të lëvizin përtej hyrjes së pallatit. Fatmirësisht për ta aty pranë ishte 36-vjeçari Gjorgje Panitiç, shef kuzhine nga Beogradi, i cili i ndihmoi të dilnin nga një situatë e vështirë dhe fotot e momentit të shpëtimit bënë xhiron e botës.

    “Nuk kishte kohë për të humbur dhe u nisa. Djali i vogël ishte pak i frikësuar, por dukej i qetë. E pyeta: ‘Si jeni? A jeni mirë?’. Ai pohoi kokën në mënyrë pozitive dhe më buzëqeshi”, ka përshkruar Pantiç për gazetën e përditshme “Korijere dela sera”.

    Shefi i kuzhinës nga Beogradi, me ndihmën e disa personave të tjerë, ka arritur ta marrë fëmijën 3-vjeçar nga nëna dhe ta ndihmojë.

    “Unë jam i gjatë 1.93 metra, kështu që fëmija ndihej i sigurt kur e mbaja në dorë. Ai më kapi qafën dhe më pas flokët ndërsa unë e mbaja mbi supe”, ka treguar Pantiç rreth situatës së shpëtimit të 3-vjeçarit.

    Shefi i kuzhinës nga Beogradi tha se ishte i gatshëm të reagonte shpejt sepse ishte dëshmitar i përmbytjeve të mëdha në Serbi në vitin 2014.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark