Insajderi
Lajme

Ushtrimi “Defender Europe” në Prishtinë, ushtari i Shqipërisë mban logon e UÇK-së

Insajderi
21 May 2023 - 14:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ushtrimi “Defender Europe” në Prishtinë, ushtari i Shqipërisë mban logon e UÇK-së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot është mbajtur ceremonia hapëse e ushtrimit ushtarak “Defender Europe 23”.

Kjo ceremoni u zhvillua në sheshin e kryeqytetit, derisa fjalimet mbajtën presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovernier.

Klan Kosova ka siguruar një foto të një ushtari të Shqipërisë, i cili barte në uniformë edhe llogon e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kosova po e organizon për herën e dytë ushtrimin “Defender Europe 23”.

Pjesëmarrës do të jenë ushtritë nga 25 vende.

Forca e Sigurisë do të jetë një nga kontribuesit kryesor me 1 mijë e 300 pjesëtarë të angazhuar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark