Haradinaj kujton bashkëluftëtarin Fadil Nimani dhe të rënët e 25 majit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj kujton bashkëluftëtarin Fadil Nimani dhe të rënët e 25 majit

    Insajderi
    25 May 2023 - 11:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar bashkëluftëtarin e tij, Fadil Nimani e krahas tij, edhe të rënët e tjerë të 25 majit.

    Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj tha se Nimani besoi në të drejtën e shqiptarëve për të jetuar të lirë në trojet e veta.

    “Që nga orët e para të luftës çlirimtare, bashkëluftëtari im, Heroi i Kosovës Fadil Nimani besoi në të drejtën e shqiptarëve për të jetuar të lirë në trojet e veta. Ai ishte gjithmonë në vijën e parë të luftës për liri, kudo që e kërkonte nevoja. Do të kujtohet ndër breza për atdhedashurinë dhe qëndresën e palëkundur”, ka thënë ai.

    Haradinaj ka kujtuar edhe  25-vjetorin e masakrës në Lybeniq. Ai ka theksuar se historia e Kosovës u shënua nga vet bijët e saj para së cilëve, duhet përulur.

    “Po sot, kujtojmë 25-vjetorin e masakrës në Lybeniq, ku u ekzekutuan anëtarë të familjes Hamzaj, Alimehaj e Gogaj. Më 25 maj 1999, në betejë në Gllavicë të Pejës, në luftë fyt për fyt me armikun, ranë heroikisht bashkëluftëtarët e mi; Fetah Selca, Ardian Kelmendi, Islam Berisha dhe Muharrem Kelmendi, e në Kotradiq, Arsim Ramaj. Në të njëjtën ditë, në Zonën e Nerodimes, Brigada 162 “Agim Bajrami” i dha lirisë dëshmorët Shaqir Kuka, Sakip Hysa, Sadik Guri, Qemal Guri, Nazmi Osmani, Avdullah Baftiu. Në këto luftime armiku ekzekutoi edhe dhjetë motra e vëllezër tanë të paarmatosur. Historia jonë u shkrua nga vet bijtë e bijat e kësaj toke, me shumë mund, përpjekje e sakrificë. Përulemi me nderimet më të larta, para veprës së tyre kulmore, në shërbim të atdheut”, ka thënë ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark