×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Erdogan ishte strehuar te një familje shqiptare në Tetovë”

    Insajderi
    25 May 2023 - 23:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një detaj interesant për presidentin turk Tayip Erdogan është se ai ka jetuar për një periudhë kohore në Tetovë të Maqedonisë.

    Në Tv Klan, ish-konsulli i Shqipërisë në Stamboll Ermal Kaleci tha se Erdogan ka jetuar për disa muaj atje në vitin 1999. Mësohet se Erdogan u strehua te një familje shqiptare pas lirimit të tij nga burgu.

    Kjo pasi në vitin 1998 ai u dënua për nxitje të urrejtjes fetare për shkak se recitoi një poezi që krahasonte xhamitë me kazermat dhe besimtarët me një ushtri. Në këtë ngjarje ai u dënua me 10 muaj burg ku kreu vetëm 4 prej tyre.

    Blendi Fevziu: Ç’bënte në Tetovë Erdogani?

    Redi Shehu: Nuk e di, po e dëgjoj për herë të parë po…

    Ermal Kaleci: Ka pasur një mik shqiptar.

    Blendi Fevziu: Jetoi disa muaj apo më gjatë?

    Ermal Kaleci: Jetoi disa muaj.

    Blendi Fevziu: U largua nga Turqia për t’u mbrojtur dhe gjeti strehim në Tetovë, tek një familje shqiptare.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark