Raportohet për të shtëna armësh para Komunës së Zveçanit të bllokuar nga serbët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Raportohet për të shtëna armësh para Komunës së Zveçanit të bllokuar nga serbët

    Insajderi
    26 May 2023 - 13:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mediat serbe kanë vazhduar të raportojnë mbi situatën në veri, konkretisht në Zveçan, atje ku raportohet se ka pasur edhe të shtëna armësh.

    Siç raporton RTS-i serb, ka pasur përplasje mes Policisë dhe atyre që kanë bllokuar hyrjen e komunës, 

    Pas të shtënave, disa qytetarë kanë filluar të largohen prej aty, derisa në pamjet e publikuara dëgjohen edhe bërtima.

    Nga Policia e Kosovës ende s’ka ndonjë konfirmim për këtë rast. Pak më herët, Policia tha se është duke asistuar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok,  për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse,


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark