Kryetari i Zubin Potokut: Na kritikoi ambasadori amerikan, na tha jeni ngut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kryetari i Zubin Potokut: Na kritikoi ambasadori amerikan, na tha jeni ngut

    Insajderi
    29 May 2023 - 21:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë ditës së sotme ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier ka mbajtur takim urgjent me kryetarët e rinj të komunave më shumicë serbe në Veri.

    Në një lidhje direkte kryetari i Zubin Potokut, që vije nga radhët e PDK, Izmi Zeqiri ka zbuluar detaje nga biseda me ambasadorin amerikan.

    Ai tha qe nuk ka qenë në zyre sot. Zeqiri ka treguar qe ambasadori amerikan në takim i ka “qortuar” duke iu thënë se janë ngutur me veprimet e tyre.

    Ambasadori na kritikoi. Bile na tha mos jeni ngut“, tha ai.

    I pyetur se a do të dal nesër në punë, ai tha se do të shkojë në punë por varet nga rrethanat nëse do të mund të shkojë në objekt të komunës.

    Nëse ka tensione, do te dalim këtu ku jemi, kemi dhe një zyre këtu“, tha ai./ Gazeta Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    10 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark