Insajderi
Insajderi

“Kosova nuk është vetëm”, një grup hakerësh sulmojnë faqen e ushtrisë së Serbisë

Insajderi
30 May 2023 - 22:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Kosova nuk është vetëm”, një grup hakerësh sulmojnë faqen e ushtrisë së Serbisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një grup anonim i hakerëve kanë sulmuar uebfaqen e Ministrisë së Mbrojtjes të Serbisë dhe atë të Forcave të Armatosura të saj.

Në një e-mail që ka siguruar Gazeta Insajderi nga ky grup hakerësh, thuhet se si shenjë solidariteti me Kosovën, kanë filluar sulmet DDoS ndaj uebfaqeve të institucioneve të sigurisë së Serbisë.

“Në shenjë solidariteti me Kosovën, nga sot fillojmë sulmet DDoS ndaj faqes së internetit të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë dhe faqes së Ushtrisë Serbe”, thotë grupi anonim.

Insajderi ka provuar të qaset në uebfaqet e të dy institucioneve serbe dhe ka vërejtur se që të dyja kanë rënë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark