Ministri i hekurudhave të Indisë, Ashwini Vaishnaw ka thënë që dështimi i sinjalit çoi në katastrofën hekurudhore në Odisha, me një “ndryshim në lidhjen elektronike” si shkak i mundshëm.
Ashwini Vaishnaw më vonë tha se shkaku dhe personat përgjegjës për përplasjen vdekjeprurëse të tre trenave në Indinë lindore ishin identifikuar, por nuk dha detaje, raporton BBC, transmeton Insajderi.
Ndërkohë numri i të vdekurve është rishikuar në 275 pasi disa trupa u numëruan dy herë, thanë zyrtarët.
Nga 1175 të lënduarit e dërguar në spital, 793 kanë dalë nga spitali, transmeton Insajderi.