Aksident i rëndë në autostradën Ibrahim Rugova, lëndohen dy persona - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident i rëndë në autostradën Ibrahim Rugova, lëndohen dy persona

    Insajderi
    05 June 2023 - 11:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka njoftuar se ka ndodhur një aksident trafiku i rëndë dje në autostradën Ibrahim Rugova në magjistralen Suharekë-Prizren.

    Si pasojë e aksidentit vetura është djegur tërësisht dhe lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i automjetit dhe një pasagjere femër.

    Të lënduarit janë dërguar për trajtim në QKUK.

    Policia ka bërë të ditur se rasti po vazhdon të hetohet.

    Raporti i plotë:

    AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME TË RËNDA

    Autostrada Ibrahim Rugova ,Suharekë-Prizren 04.06.2023-12:05. Në autostradën Ibrahim Rugova, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit vetura është djegur tërësisht dhe lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i automjetit dhe një pasagjere femër shtetase e Shqipërisë. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rasti nën hetime”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark