Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, nuk ka treguar nëse dy kryetarët e kësaj partie në veri do të japin dorëheqje për të mundësuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
Sipas tij, qëndrimi i kësaj partie është që çdo vendim të merret në koordinim me SHBA-në. Madje ai thotë se nuk duhet që të cenohet rendi kushtetues, sepse cenohet edhe pavarësia e vendit.
“Qëndrimi i PDK-së është që të kemi angazhim të përbashkët me SHBA-në, është e dhimbshme të kemi sanksione të tjera. Çdo vendim duhet të jetë në përputhje me rendi kushtues, nuk mund të them as po, as jo. Është e rëndësishme që çdo vendim të jetë në përputhje me rendin kushtues sepse cenohet në thelb pavarësia”.