Policia njofton se ka sekuestruar tri armë zjarri në rajonin e Prishtinës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia njofton se ka sekuestruar tri armë zjarri në rajonin e Prishtinës

    Insajderi
    05 June 2023 - 17:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia përmes një postimi ka bërë të ditur se janë sekuestruar tri armë zjarri në rajonin e Prishtinës

    Bëhet e ditur se dy nga këto armë, personat e dyshuar i kanë përdorë në dy raste, në Mramor, për gjuajtje me armë dhe në Podujevë për tentim vrasje.

    “Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacioneve policore, Veriu dhe Podujeva, dje kanë sekuestruar tri armë zjarri, dy nga të cilat personat e dyshuar i kanë përdorë në dy raste ( Mramor -gjuajtje me armë dhe Podujevë -tentim vrasje)”.

    “Operacionet policore janë ndërmarrë në koordinim me prokurorin e shtetit ku pas identifikimit të lokacioneve dhe personave të dyshuar, kanë shoqëruar në polici personat e dyshuar dhe kanë sekuestruar tri armë zjarri. Pas përfundimit të të gjitha procedurave të nevojshme policore ndaj personave të dyshuar janë iniciuar raste për posedim dhe përdorim të armës”, thuhet në njoftimin e policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark