Tahiri: Kurti po e futë Kosovën në një rrugë qorre, s’e ka informuar as presidenten për veprimet në veri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Tahiri: Kurti po e futë Kosovën në një rrugë qorre, s’e ka informuar as presidenten për veprimet në veri

    Insajderi
    05 June 2023 - 18:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri thotë se duhet thënë e vërteta për veriun dhe se kryetarët atje “duhet ta kenë njëfarë legjitimiteti”.

    Tahiri tha në Frontal në T7 se kryeministri Albin Kurti po e futë Kosovën “në një rrugë qorre”.

    “Është duke e futë Kosovën në një rrugë qorre që ka me na sjellë shumë probleme”, tha ai.

    Sipas tij, shefi i Qeveri, për veprimet në veri nuk e ka informuar as presidenten Vjosa Osmani.

    “Presidentja nuk ka qenë e informuar për këtë veprim”, tha Tahiri, ndërsa sipas tij, “në terr informativ” janë edhe deputetët.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark