Shërbimi Korrektues pjesë e konferencës së 12-të të Asamblesë së Burgjeve të Evropës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shërbimi Korrektues pjesë e konferencës së 12-të të Asamblesë së Burgjeve të Evropës

    Insajderi
    05 June 2023 - 21:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Berlin të Gjermanisë po mbahet konferenca e 12-të e Asamblesë së Përgjithshme të Drejtoreve të Burgjeve të Evropës.

    Shërbimi Korrektues i Kosovës ka nisur fazën e konsultimeve për anëtaresim në këtë organizatë.

    Gjatë punimeve të asamblesë, drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, Ismail Dibrani ka takuar Drejtorin e Shoqatës Ndërkombëtare të Burgjeve (ICPA) Peter Severin.

    Severin ka përgëzuar Kosovën për sukseset e arritura dhe trajtimin sipas rregullave ndërkombëtare të burgjeve të personave që mbahen në institucionet korrektuese të Kosovës.

    Gjatë takimit është dakorduar për thëllimin e bashkëpunimit në të ardhmen.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark