
Policia ka njoftuar se është arrestuar një burrë në Malishevë pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar me çekiç dy persona.
Viktimat si pasojë e sulmit kanë pësuar lëndime trupore ku më pas kanë pranuar edhe trajtim mjekësor.
Rasti dyshohet të ketë ndodhur dje rreth orës 13:15 në Malishevë.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari me konsultim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
“Rr. Ibrahim Mazreku, Malishevë 05.06.2023 – 113:15. Raportohet se është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se i kishte sulmuar me një mjetë të fortë (çekiç) dy viktimat meshkuj kosovarë duke ju shkaktuar lëndime trupore. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Në konsultim me prokurorin pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.