Goditet me dorezë metalike 60-vjeçari, detajet e para - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Goditet me dorezë metalike 60-vjeçari, detajet e para

    Insajderi
    06 June 2023 - 15:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 60-vjeçar në Elbasan është goditur me dorezë metalike paraditen e kësaj të marte, duke mbetur i plagosur.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 në lagjen “Kala”, pas një konflikti të çastit, që  i plagosur pati me një 41-vjeçar.

    Konflikti mes dy personave ka ardhur si pasojë e klientelës pasi janë pronarë biznesesh, konkretisht restorantesh.

    60-vjeçari po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Elbasanit dhe është jashtë rrezikut për jetën.

    Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti, teksa 41-vjeçar është shpallur në kërkim./abcnews.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark