Opozita e Prishtinës shkarkon 20 aksionarët e ndërmarrjeve komunale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Opozita e Prishtinës shkarkon 20 aksionarët e ndërmarrjeve komunale

    Insajderi
    08 June 2023 - 14:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    20 aksionarë të dhjetë ndërmarrjeve publike komunale në Prishtinë janë shkarkuar sot në një mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal.

    20 aksionarët e ndërmarrjeve komunale janë shkarkuar me votat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe AAK-së, dy partive opozitare. Pro shkarkimit të tyre ka votuar edhe Endrit Zabërgja, asamblisti i Nismës në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

    Opozita e përbërë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Prishtinë, i kishin vendosur në rendin e ditës vetëm dy pikë: Shkarkimin e aksionarëve komunalë të ndërmarrje publike komunale dhe emërimin e aksionarëve të rinj.

    20 aksionarët e shkarkuar mbanin pozita në dhjetë ndërmarrje publike komunale. Ata janë përfaqësues të koalicionit qeverisës mes LDK-së, PDK-së dhe AAK-së.

    Në media ditëve të fundit është raportuar se zhvillimet e ditës së sotme rrezikojnë ta shpërbëjnë përfundimisht koalicionin, tashmë të lëkundur, mes LDK-së dhe PDK-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark