Zelensky thotë se ka filluar kundërsulmi ukrainas ndaj forcave ruse - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Zelensky thotë se ka filluar kundërsulmi ukrainas ndaj forcave ruse

    Insajderi
    10 June 2023 - 16:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se një kundërsulm ndaj forcave ruse është tashmë duke u zhvilluar por nuk pranoi të jepte ndonjë detaj.

    “Veprimet kundërsulmuese dhe mbrojtëse po zhvillohen në Ukrainë: në të cilën fazë nuk do të flas në detaje”, tha Zelensky në një konferencë të përbashkët shtypi në Kiev me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau.

    Një gazetar i kërkoi Zelenskit të komentonte pasi presidenti rus, Vladimir Putin, pretendoi se kundërofensiva e shumëpritur e Kievit tashmë po dështonte.

    “Është interesante se çfarë tha Putin për kundërsulmin tonë. Është e rëndësishme që Rusia ta ndiejë gjithmonë këtë: se nuk ka shumë kohë, për mendimin tim”, tha Zelensky.

    Ai shtoi se ishte në kontakt të përditshëm me komandantët ushtarakë, duke përfshirë shefin e forcave të armatosura, Valery Zaluzhny, dhe “të gjithë janë pozitiv tani — thuaja këtë Putinit”, u shpreh Zelensky.

    Pushtimi rus i Ukrainës filloi në shkurt të vitit 2022 kur presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi forcat ushtarake ruse që të niseshin drejt Ukrainës.

    Që nga ajo koha Ukraina është duke u përballur me pushtimin rus dhe prej javësh është duke u folur për mundësinë e një kundërsulmi të forcave ukrainase.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark