Opozitari serb: Askush s’e ka ndihmuar Vuçiqin më shumë sesa Kurti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Opozitari serb: Askush s’e ka ndihmuar Vuçiqin më shumë sesa Kurti

    Insajderi
    10 June 2023 - 20:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tensionet në Kosovë “vetëm e ndihmojnë Vuçiqin” duke ndezur pasionet për territorin që shumica e serbëve e shohin si pjesë të vendit të tyre, tha për “New York Times” Milomir Mandiq, menaxheri i përgjithshëm i “Demostat”.

    I të njëjtit mendim është edhe deputeti opozitar serb, i cili thotë se askush, madje as nga skena politike serbe, nuk e ka ndihmuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq më shumë sesa kryeministri Albin Kurti.

    “Kurti po e ndihmon vazhdimisht Vuçiqin”, tha Pavle Gërboviq, deputet i opozitës në parlamentin serb nga Lëvizja Qytetarët e Lirë, e cila ka ndihmuar në organizimin e protestave javore në rrugë në Beograd.

    “Askush në skenën politike serbe nuk ka bërë më shumë për pozitën e Serbisë në Kosovë dhe për zotin Vuçiq sesa zoti Kurti”, tha Gërboviq.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark