Insajderi
Botë

Temperatura të larta në Angli, momenti kur tri rojave britanike iu bie të fikët në prova

Insajderi
11 June 2023 - 12:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Temperatura të larta në Angli, momenti kur tri rojave britanike iu bie të fikët në prova
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tri rojeve mbretërore britanike iu ra të fikët gjatë provave për një paradë në Londër përpara ditëlindjes së Mbretit Charles III. Kjo, për shkak të temperaturave të larta që po mbizotërojnë në Angli.

Temperaturat shkuan mbi 30 gradë për herë të parë përgjatë këtij viti, raportojnë mediat britanike.

Princi i Uellsit, William monitoroi provën e paradës së këtyre rojeve në qendër të Londrës.

“Një falënderim i madh për secilin ushtar që mori pjesë në paradë këtë mëngjes në këtë nxehtësi. Kushte të vështira por keni bërë një punë të mirë. Faleminderit”, shkroi Princi William.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark