Kurti: S’iu kërkoj dorëheqjen katër kryetarëve në veri të vendit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: S’iu kërkoj dorëheqjen katër kryetarëve në veri të vendit

    Insajderi
    13 June 2023 - 13:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk do t’iu kërkojë dorëheqjen katër kryetarëve të komunave në veri të vendit.

    Ai tha se zgjidhja për zgjedhjet e parakohshme në veri mund të jetë përmes peticionit, por gjithmonë në kuadër të ligjeve të vendit.

    Tutje, Kurti tha se s’ka të drejtë ligjore dhe institucionale, por as nga pikëpamjet e tij politike dhe etike t’iu kërkojë dorëheqjen kryetarëve të veriut.

    Ai u shpreh kritik edhe ndaj Prokurorisë së Shtetit, për çka tha se është i pakuptimtë pasiviteti i tyre për arrestimin e kriminelëve në veri.

    Ndërkaq, tha se masat e aleatëve ndaj Kosovës për shkak të situatës në veri nuk janë fer dhe proporcionale.

    Kurti në konferencë paraqiti edhe pesë kërkesat që ia ka bërë bashkësisë ndërkombëtare për deeskalimin e situatës në veri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark