Sherifi: Fusnota e Edita Tahirit i ka rezistuar shkrirjes më gjatë se të gjitha kushtet e kryeministrit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sherifi: Fusnota e Edita Tahirit i ka rezistuar shkrirjes më gjatë se të gjitha kushtet e kryeministrit

    Insajderi
    14 June 2023 - 11:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari i Nismës, Bilall Sherifi në rrjetin e tij në Facebook ka komentuar pesë hapat e kryeministrit Albin Kurti për shtensionimin e situatës në veri të cilët i ka prezantuar dje.

    “Ende pa u tharë mirë ngjyra e 6 kushteve të vendosura në shkurt të këtij viti, kryeministri Albin Kurti sot doli me 5 kushte të tjera”, ka shkruar ai.

    Tutje ai ka thënë se fusnota e Edita Tahirit i ka rezistuar shkrirjes shumë më gjatë se të gjitha kushtet e Kurtit të vendosura në raport me dialogun me Serbinë.

    “Fusnota * e Edita Tahirit i ka rezistuar shkrirjes shumë më gjatë se të gjitha kushtet e kryeministrit Albin Kurti të vendosura deri më sot”, ka shkruar Sherifi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark