![](https://insajderi.org/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Në Leposaviq është sulmuar fizikisht kameramani i RTK-së, Bardh Bekteshi, të cilit i është thyer edhe kamera.
Nga pamjet e postuara nga RTK shihet sulmi i ekipeve të medieve dhe kameramani Bardh Bekteshi duke u rrëzuar.
Ndërkohë bëhet e ditur se është sulmuar vetura e ministrit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi i cili ka qëndruar sot në Leposaviq, ku edhe është takuar me kryetrarin e kësaj Komune, Lulzim Hetemin.