Insajderi
Insajderi

Ambasada e Kosovës në Maqedoni: Është nxjerrë vetura me trupat e pajetë në të, shprehim ngushëllime për tragjedinë

Insajderi
18 June 2023 - 19:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ambasada e Kosovës në Maqedoni: Është nxjerrë vetura me trupat e pajetë në të, shprehim ngushëllime për tragjedinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ambasada e Kosovës në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se është nxjerrë vetura me trupat e pajetë e cila përfundoi dje në lumin Lepenc si shkak i një aksidenti.

Në njoftimin e ambasadës shprehet ngushëllim për tragjedinë, si dhe falënderohen institucionet e përfshira në rast, shkruan Gazeta Insajderi.

“Njoftojmë opinionin e gjerë se pas një pune intenzive ekipet e kërkim-shpëtimit nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Kosovës kanë arritur ta lokalizojnë veturën në lumin Lepenc ku pas shumë përpjekjeve është arritur nxerrja e veturës, me trupat e pajetë në të. Ambasada e Kosovës në Shkup shpreh ngushëllimet e saja të thella për këtë tragjedi. Njëherit shprehim falenderim për të gjitha institucionet e përfshira në këtë rast”, thuhet në njoftim.

Në këtë tragjedi, mbetën të vdekur tre nga katër anëtarët e familjes Pacolli të përfshirë në aksident. Njëri nga ta shpëtoi. /Insajderi.org/

https://insajderi.org/pamje-te-renda-foto-e-re-nga-nxjerrja-e-vetures-nga-lepenci-brenda-saj-shihen-dy-viktimat/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark