Komandanti i KFOR’it tregon zgjidhjen për ta qetësuar situatën në Veri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Komandanti i KFOR’it tregon zgjidhjen për ta qetësuar situatën në Veri

    Insajderi
    19 June 2023 - 23:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komandanti i KFOR-it në Kosovës, Angelo Michele Ristuccia, ka thënë se për de-përshkallëzimin e tensioneve në veri nuk mund të ketë zgjidhje ushtarake.

    Duke folur për transmetuesin publik serb, Ristuccia ka thënë se zgjidhja për veriun duhet të jetë politikë, në tavolinën e negociatave.

    Ai ka thënë se një ofensivë e gjerë diplomatike është aktivizuar për t’i qetësuar tensionet dhe për ta kthyer normalitetin në veri.

    Sipas komandantit të KFOR-it, gjendja në veri mbetet e tensionuar, përkundër qetësisë momentale. Ai ka përmendur shtimin e trupave të KFOR-it në vend, si masë sigurie, pas rivlerësimit të situatës.

    Ristuccia ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të ulen në tavolinën e negociatave për t’i tejkaluar të gjitha mosmarrëveshjet që dy shtetet kanë ndërmjet vete. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark