240 vetura planifikohet të blihen për institucionet e Kosovës, ndahen gati 7 milionë euro - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    240 vetura planifikohet të blihen për institucionet e Kosovës, ndahen gati 7 milionë euro

    Insajderi
    20 June 2023 - 13:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    240 vetura të reja pritet të blihen për institucionet e Kosovës, raporton Insajderi.

    Tenderi është shpallur nga Agjencia Qendrore e Prokurorimit. Sipas njoftimit për kontratë të publikuar në faqen zyrtare te e-Prokurimi, vlera e paraparë për furnizim me këto vetura është 6.9 milionë euro, raporton Insajderi.

    23 prej këtyre veturave do të shkojnë për ATK-në, dy për Komunën e Kllokotit, dy për Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, gjashtë për Inspektoratin Policor, dy për Gjykatën Kushtetuese, tri për Komunën e Shtërpcës, tri për Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale, dy për Komunën e Novëbërdës, pesë për Komunën e Vushtrisë, katër për Agjencinë e Punësimit, një për Zyrën Kombëtare të Auditimit, katër për Komunën e Suharekës, dy për Agjencinë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, dy për Inspektoratin e Punës, një për Komunën e Mamushës, një për Komunën e Podujevës, 36 për Sekretariatit të Këshillit Prokurorial, 18 për Sekretariatin e Këshillit Gjyqsor, tri për Akademinë e Drejtësisë, katër për Komunën e Shtimes, katër për Komunën e Lipjanit, një për atë të Kamenicës, një për të Klinës dhe katër për Komunën e Prizrenit.

    60 vetura tjera do të blihen për Policinë e Kosovës, 40 për FSK’në/ Ministrinë e Mbrojtjes/ Institucionet e sigurisë, katër për Ministrinë e Shëndetësisë dhe shtatë për Inspektoratin e Arsimit.

    Këto vetura do të jenë të 15 modeleve të ndryshme. Në dosjen e tenderit janë dhënë detaje edhe se sa copë do të blihen nga secili model.

    “Modeli 1 – Copë 15 Modeli 2 – Copë 22 Modeli 3 – Copë 17 Modeli 4 – Copë 10 Modeli 5 – Copë 9 Modeli 6 – Copë 56 Modeli 7 – Copë 3 Modeli 8 – Copë 3 Modeli 9 – Copë 4 Modeli 10- Copë 31 Modeli 11 – Copë 4 Modeli 12 – Copë 6 Modeli 13- Copë 50 Modeli 14- Copë 5 Modeli 15- Copë 5”, thuhet në dosje.

    Kohëzgjatja e kontratës kornizë është për 12 muaj,

    AQP ka paralajmëruar ofertuesit se secila ofertë mbi vlerën e parashikuar, do të refuzohet menjëherë.

    “AQP kërkon që ofertuesit të analizojnë pikën 20.2 të FDT-së. Çdo ofertë mbi vlerën e parashikuar do të refuzohet menjëherë pas hapjes”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark