Insajderi
Insajderi

“De-përshkallëzimi i menjëhershëm”, Lajçak bisedon për veriun e Kosovës me Nuland

Insajderi
20 June 2023 - 20:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“De-përshkallëzimi i menjëhershëm”, Lajçak bisedon për veriun e Kosovës me Nuland
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me nënsekretaren e Departamentit amerikan të Shtetit, Victoria Nuland.

Lajçak njoftimin e ka bërë të ditur në ‘Twitter’, shkruan Gazeta Insajderi.

Sipas njoftimit, Lajçak u pajtua me Nuland për de-përshkallëzim të menjëhershëm të situatës dhe rikthim në dialog.

“Pata një bisedë të këndshme me nënsekretaren e Departamentit amerikan të Shtetit, Victoria Nuland. Ndamë të njëjtin vlerësim për situatën në veri të Kosovës dhe për mënyrën e daljes nga ajo. Ramë dakord për rëndësinë e de-përshkallëzimit të menjëhershëm dhe rikthimit në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja”, deklaroi Lajçak.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark