Hoti falenderon Shqipërinë për angazhimin e lirimit të tre policëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti falenderon Shqipërinë për angazhimin e lirimit të tre policëve

    Insajderi
    26 June 2023 - 11:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetit i Lidhjës Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas lirimit të tre policëve kosovarë nga Serbia.

    Hoti ka thënë se lirimi i tre policëve është lajm i mirë.

    Tutje, ai ka falendëruar Shqipërinë për angazhimin e fuqishëm dhe koordinimin me aleatët e Kosovës për lirimin e policëve.

    “Falënderojmë miqtë ndërkombëtarë për përkushtimin për lirimin e tyre. Republika e Kosovës është mbështetur gjithmonë tek miqtë. Falënderim i veçantë për Shqipërinë për angazhimin e fuqishëm dhe koordinimin me aleatët e Kosovës për lirimin e policëve”, ka shkruar Hoti në rrjetin e tij në Facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark