Insajderi
Ballina 5

Arrestohet serbi në veri të Mitrovicës, policia i gjen armë në veturë

Insajderi
29 June 2023 - 14:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet serbi në veri të Mitrovicës, policia i gjen armë në veturë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka arrestuar një serb, të cilit iu është gjetur një revole “Zastava” dhe një karikator I zbrazur tek lagja “Tre Rrokaqiejt”, në veri të Mitrovicës mesditën e së enjtes.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani.

“Sot rreth orës 12:30 në veturën “Llada Niva”, e cila kishte të vendosur targa të Novi Pazarit, nën ulësen e shoferit është gjetur një revole ‘Ceverna Zastava’ me një karikator pa municion, e cila është konfiskuar nga Forenzika Regjionale. I dyshuari është intervistuar”, ka njoftuar Elshani.

I njëjti ka bërë të ditur se PK-ja ka marrë informacion se targat nga Novi Pazari, nuk i takonin veturës së serbit të arrestuar.

“Sot rreth orës 12:30 në veturën “Llada Niva”, e cila kishte të vendosur targa të Novi Pazarit, nën ulësen e shoferit është gjetur një revole ‘Ceverna Zastava’ me një karikator pa municion, e cila është konfiskuar nga Forenzika Regjionale. I dyshuari është intervistuar”, ka njoftuar Elshani.

Elshani ka bërë të ditur se më vonë është liruar. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark