Gjykata merr vendim për kërkesën e familjarëve ldihur me sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Gjykata merr vendim për kërkesën e familjarëve ldihur me sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt

    Insajderi
    30 June 2023 - 16:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata e Lartë nuk pranoi rekursin e paraqitur përmes avokatit dhe familjarëve të Ervis Martinajt duke lënë në fuqi vendimin për sekuestron e pronave. Në muajin Shkurt, Gjykata e Posaçme vendosi në sekuestro 34 pasuri të Ervis Martinajt dhe familjarëve të tij. Pronat që llogariten me vlerë rreth 10 milionë euro u sekuestruan me kërkesë të SPAK dhe miratim të GJKKO-së dhe Apelit të Posaçëm.

    Familjarët e Martinajt iu drejtuan gjykatës me një rekurs ku kërkonin heqjen e sekuestros me pretendimin se pasuritë janë krijuar me burime të ligjshme.

    Bëhet fjalë për prona, sipërfaqe trualli, llogari bankare, automjete dhe aksione kompanish të ndryshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark