Insajderi
Biznes

Inxhinier për punë Ndërtimore dhe Ndërtimore Zejtare

Insajderi
01 July 2023 - 09:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Inxhinier për punë Ndërtimore dhe Ndërtimore Zejtare
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Titulli: Inxhinier për punë Ndërtimore dhe Ndërtimore Zejtare
Periudha: 6 muaj me mundësi vazhdimi
Kompensimi: 735 euro Bruto në muaj
Raporton: Udhëheqësit të Divizionit te Planifikimit Projektimit dhe Mbikëqyrje
Specifikimi i detyrave te punës:


a) Është përgjegjës për realizimin e objektivave të caktuara nga Udhëheqësi i Divizionit
dhe Udhëheqësi i Departamentit, që kanë të bëjnë me Departamentin për Planifikim,
Projektim dhe Mbikëqyrje (më tutje DPPM);
b) Ndihmon Udhëheqësin e Divizionit bashkë me zyrtarët e lartë të tjerë në caktimin e
objektivave dhe zhvillimin e planit të punës për përmbushjen e këtyre objektivave për
DPPM;
c) Bashkëpunon ngushtë me zyrtarët tjerë në kuadër të divizionit dhe departamentit për
përmbushjen e objektivave të DPPM;
d) Merr pjesë në mbledhjet e rregullta bashkë me Udhëheqësin e Divizionit.
Detyrat dhe përgjegjësitë specifike:
e) Harton elaborate teknike ndërtimore për objekte ekzistuese;
f) Planifikon materialet për riparime dhe mirëmbajtje të rregullt të objekteve;
g) Inspekton objekte të cilat kanë nevojë për rinovime dhe mirëmbajtje;
h) Bën planifikimin, si dhe llogaritjen e modelit matematikor të strukturave të objekteve
banesore, afariste dhe objekteve tjera për projektet që janë në objektivin e
menaxhmentit të NPB;
i) Bën harmonizimin e projekteve të arkitekturës, statikës, elektrikës, ngrohjes;
j) Bën planifikimin, si dhe llogaritjen e modelit matematikor të strukturave të objekteve
banesore, afariste dhe objekteve tjera për projektet që janë në objektivin e
menaxhmentit të NPB;
k) Bën harmonizimin e projekteve të arkitekturës, statikës, elektrikës, ngrohjes,
klimatizimit, ujësjellësit dhe kanalizimit, komunikacionit dhe infrastrukturës rrugore;
l) Konsulton dhe zbaton rregullativën ligjore nga lëmi i inxhinerisë së ndërtimit,
respektivisht asaj konstruktive, duke përfshirë politikat dhe masat edomosdoshme
për promovimin dhe përmirësimin e efiçiencës së energjisë;
m) Mbledh, analizon dhe vlerëson të dhënat nga fushat e ndryshme për Planifikim,
Projektim dhe Mbikëqyrje;

n) Përgatit paramasat dhe parallogaritë për ndërtimin e objekteve të ndryshme sipas
planifikimit të NPB-së;
o) Mbikëqyr dhe kontrollon zbatimin e planeve dhe aktiviteteve operative të përcaktuar nga
Udhëheqësi i Divizionit dhe Udhëheqësi i DPPM;
p) Menaxhon punët e operimit teknik, programin e ndërtimit, adaptimit, renovimit,
enterierit te ndërtesave të banimit, afarizmit dhe ndërtesave apo/dhe projektev tjera;
q) Bën Mbikëqyrjen profesionale të projekteve të ndërtimit sipas projektit kryesor, si dhe
kontrollon dhe aprovon situatat e përkohshme gjatë realizimit e projekteve;
r) Kontrollon dhe vërteton cilësinë e instalimeve dhe puneve në bazë të rregullave,
standardeve dhe normativave teknike;
s) Bën kontrollimin, evidentimin dhe firmosjen e dokumentacionit relevant gjatë
projektimit dhe realizimit të projekteve (p.sh. raportet e ndryshme, situacionet mujore,
etj.);
t) Monitoron ekipet që janë në terren se a janë duke i përmbushur detyrat e deleguara
sipas planit të përcaktuar më parë për projektim, zhvillim, Mbikëqyrje dhe dorëzim;
u) Jep udhëzime për kryesin e punimeve;
Detyrat dhe obligimet tjera shtesë:
a) Udhëheqësi i DPPM dhe Udhëheqësi i Divizionit mund t’a ngarkojë me detyra tjera
sipas nevojës së NPB-së;
b) Në rast të mungesës së zyrtarëve tjerë me urdhër të menaxhmentit mund t’i
c) zëvendësojë dhe të kryejë detyra tjera;

Kualifikimet:
• Diplomë e universitare në Ndërtimtari – Drejtimi Konstruktiv;
• Dëshmi për përvojë pune së paku 4 vite në këtë lëmi;
Aftësitë:
• Aftësi kompjuterike posaçërisht mbi sistemet kompjuterike në fushën e teknikës si
AutoCAD, ArchiCAD, Toëer – ArmCAD, Metal Studio;
• Aftësi kompjuterike në gjithë aplikacionet e MC Office;
• Aftësi në zgjidhjen e problemeve lidhur me çështjet teknike ose procedurale që dalin
nga procesi i punës;
• Aftësi të punojë në ekip, të ketë vetiniciativë dhe qasje konstruktive;
• Shkathtësi për punë administrative dhe njohuri adekuate për punë në zyre duke
përfshirë njohurinë për përpilimin e shkresave adekuate profesionale;
• Shkathtësi të shkëlqyera komunikative, organizative dhe analitike;
• Etikë në punë dhe integritet të lartë;
• Shkathtësi për të punuar në grup, nën presion dhe të dëshmoj fleksibilitet në punë;
Kualifikimet e preferueshme:
• Preferohet Master në Fushat Teknike;
• Kurset dhe trajnimet tjetra gjate karrierës profesionale.
• Njohja e gjuhës angleze apo e ndonjë gjuhe tjetër të huaj është përparësi;

Mënyra e konkurrimit

Kandidatët e interesuar, formularin zyrtar mund ta marrin në zyrat e Burimeve Njerëzore të
Ndërmarrjes Publike Banesore apo ta shkarkojnë nga web faqja e internetit në adresën:
http://npbanesore.com/shpalljet mundësi punësimi/.
Dokumentacionin mund ta paraqesin në kopje fizike në Divizionin e Burimeve Njerëzore në
adresën rr. Zija Shemsiu nr.22,Prishtinë, të aplikojë përmes e-mailt zyrtar
[email protected] apo përmes postes.
Kandidatët të cilët konkurrojnë duhet të shënojnë saktë adresën, numrin e telefonit kontaktues
si dhe e-mail adresën. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë.
Aplikacionit duhet bashkangjitur:

  • Formulari i Aplikimit;
    -Diploma Universitare për lëminë e kërkuar;
  • Dëshmi për përvojë pune së paku 4 vite në këtë lëmi;
    -CV;
  • Kopje e dokumentit identifikues (letërnjoftim, pasaportë, etj).

Mënyra e përzgjedhjes:

Përzgjedheja do të bëhet në bazë të dokumentacionit të ofruar nga kandidatët që përputhet
me kërkesat e konkursit.
Shënim: Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë
ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim
nëse arrijnë Brenda dy (2) ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të
pakompletuara me dokumentacionin përkatës nuk do të shqyrtohen.

APLIKACIONET DHE DOKUMENTACIONI I PAKOMPLETUAR SIPAS KËRKESAVE TË
PËRCAKTUARA NË KËTË SHPALLJE SI DHE ATO QË ARRIJNË PAS SKADIMIT TË AFATIT
TË KONKURSIT, NUK DO TË SHQYRTOHEN.
Shpallja është e hapur që nga data 30.06.2023 deri më 04.07.2023
Për informata më të hollësishme mund të na kontaktoni në Divizionin e Burimeve Njerëzore të
Ndërmarrjes Publike Banesore në nr. tel: 038 606 672.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark