Insajderi
Botë

Joe Biden: Stoltenberg tregoi lidership në drejtimin e NATO-s

Insajderi
04 July 2023 - 23:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Joe Biden: Stoltenberg tregoi lidership në drejtimin e NATO-s
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

“E mirëpres njoftimin se NATO do të zgjasë mandatin e sekretarit të Përgjithshëm Jens Stoltenberg për një vit të mëtejshëm”. Kështu deklaroi presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

“Me lidershipin e tij të palëkundur, përvojën dhe gjykimin, sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg e ka kaluar Aleancën tonë përmes sfidave më të rëndësishme të sigurisë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”, theksoi ai.

Ai shtoi se Aleanca e Atltantikut të Veriut është më e fortë se kurrë, ndaj shton se nën drejtimin e Stoltenberg do forcohet edhe më tej.

”Sot Aleanca jonë është më e fortë, më e bashkuar dhe më proaktive se kurrë më parë. Mezi pres të vazhdoj punën me Stoltenberg për të forcuar më tej Aleancën javën e ardhshme në Samitin e NATO-s në Vilnius dhe përpara Samitit të 75-vjetorit të NATO-s në Uashington DC vitin e ardhshëm”, përfundon deklarata e Biden e publikuar në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark