Insajderi
Biznes

Pozitë e hapur në NPB: Zyrtar/e i/e  lartë për autopark

Insajderi
05 July 2023 - 14:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pozitë e hapur në NPB:  Zyrtar/e i/e  lartë për autopark
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Titulli i punës: Zyrtar/e i/e  lartë për autopark

I raporton: Udhëheqësit/es  të Divizionit të Logjistikës

Niveli i pagës: 5

Orët e Punës:  40 orë në javë

Kohëzgjatja e Kontratës: Me kohë të pacaktuar ( puna provuese 3 muaj)

Vendi Punës: Rr. “Zija Shemsiu” nr. 22, Ulpianë- Prishtinë ( selia e Ndërmarrjes Publike Banesore)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Kujdeset për mirëmbajtjen, servisimin dhe regjistrimin e automjeteve të NPB-së;
  2. Menaxhon shfrytëzimin e automjeteve zyrtare për bartjen e zyrtarëve dhe për punët operative;
  3. Është përgjegjës për automjetet zyrtare të jenë në gjendje të rregullt;
  4. Është përgjegjës që automjetet të posedojnë pajisje të nevojshme për komunikacion;
  5. Është përgjegjës të verifikojë se a përdorën automjetet zyrtare nga personat kompetent me patentë shofer dhe autorizim nga NPB Sh.a;
  6. Mban evidencë për sasinë e lëndës djegëse të harxhuar dhe shpenzimet tjera të automjeteve;
  7. Argumenton shkaqet e defekteve të automjeteve duke kërkuar nga drejtuesit informacione pa përjashtuar edhe procesverbalin e policisë në rast të aksidenteve;
  8. Përcjell kërkesat dhe furnizimin me lëndë djegëse, kilometrave të kaluara dhe kartelat e automjeteve;
  9. Përgatit formularët e shpenzimeve të lëndës djegëse, kilometrave të kaluara dhe kartelat e automjeteve;
  10. Është përgjegjës për ruajtjen e dokumentacionit të automjeteve, për pastërtinë e tyre dhe të gjitha veprimet të cilat lidhen me regjistrimin e automjeteve;
  11. Raporton për të gjitha çështjet që lidhen me automjetet zyrtare;
  12. Është përgjegjës për dëmet eventuale të shkaktuara me dashje apo nga pakujdesia të cilat janë rezultat i veprimeve apo mosveprimeve të tij lidhur me detyrat e tij të punës;
  13. Është përgjegjës për hapësirat jashtë objektit të NPB mbi shfrytëzimin e parkingjeve dhe mënyrën e parkimit nga punonjësit, palët apo vizitorët;
  14. Mbi punën e kryer i raporton në baza javore, mujore dhe vjetore udhëheqësit direkt;
  15. Kryen edhe punët tjera të cilat delegohen nga Menaxhmenti;

Detyrat dhe obligimet tjera shtesë

  • Udhëheqësi i Divizionit dhe Menaxheri i Departamentit për Mbështetje të Brendshme  mund t’a ngarkojnë me detyra tjera sipas nevojës së NPB-së.
  • Në rast të mungesës së zyrtarëve tjerë me urdhër të menaxhmentit mund t’a zëvendësojë dhe të kryen detyra tjera.
  • Kryen edhe detyra tjera që lidhen me përshkrimin e detyrave të punës, si dhe detyrave të ngarkuara nga menaxhmenti. 
  • Përgatit raporte javore dhe mujore për Udhëheqësin e Divizionit.

Kualifikimet:

  • Shkollim i lartë/fakulteti;
  • Së paku 2 vite përvojë pune të ngjashme;
  • Patent shoferi i kategorisë “B”

Aftësitë:

  • Njohuri bazë në programe softwerike;
  • Aftësi për punë ekipore;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese;
  • Të ketë etikë në punë dhe integritet të lartë.

Kualifikimet tjera

  • Preferohet njohuri Bazike e Gjuhës Angleze

Procedura e Konkurrimit

Kandidatët e interesuar, formularin zyrtar mund ta marrin në zyret e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes

Publike Banesore apo ta shkarkojnë nga web faqja e internetit në adresën:

www.npbanesore.com/shpalljet/mundesi-punesimi/ . Dokumentacionin mund ta paraqesin në kopje fizike në Divizionin e Burimeve Njerëzore në adresën: rr. Zija Shemsiu, nr. 22, Prishtinë, ose të aplikojnë përmes emailit zyrtar: [email protected] apo përmes postës. Kandidatët të cilët konkurojnë duhet të shënojnë saktë adresën, numrin e telefonit kontaktues si dhe email adresën. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në procedura të tjera të rekrutimit.

Dokumentet që duhet të bashkangjiten:

  • Aplikacioni i NPB-së;
  • Dëshmitë për Shkollim- Diplomë Fakulteti,
  • Dëshmitë për përvojën e punës së paku 2 vite  pëvojë pune të ngjashme,
  • Certifikatën që nuk jeni nën hetime nga Gjykata (jo më e vjetër se gjashtë muaj);
  • Kopjen e letërnjoftimit;
  • Deshmi për patent shofer Kategoria ‘B’

Shënim: Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda dy  (2) ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara me dokumentacionin përkatës nuk do të shqyrtohen. Kandidati/ja i/e përzgjedhur obligohet të sjellë ҫertifikatën mjekësore që është në gjendje të mirë shëndetësore si fizike ashtu dhe psiqike para nënshkrimit të kontratës.

APLIKACIONET DHE DOKUMENTACIONI I PAKOMPLETUAR SIPAS KËRKESAVE TË PËRCAKTUARA NË KËTË SHPALLJE SI DHE ATO QË ARRIJNË PAS SKADIMIT TË AFATIT TË KONKURSIT, NUK DO TË SHQYRTOHEN.

Shpallja është e hapur që nga data  05.07.2023 deri më  19.07.2023

Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në Divizionin e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore në nr. tel. : 038 553 311.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark