Insajderi
Lajme

15 vjet burg për prizrenasin që përdhunoi nipin

Insajderi
11 July 2023 - 17:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
15 vjet burg për prizrenasin që përdhunoi nipin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Është dënuar me 15 vjet burgim B. K., 46-vjeçari nga Kosova që u akuzua për përdhunimin e nipit të tij 7 vjeç.

Trupi gjykues vendosi për dënimin e tij prej 15 vjetësh, të cilin e kishte kërkuar ditë më parë edhe prokurori.

Në nëntor të vitit 2021 ishte arrestuar B.K., në pikën kufitare të Morinës kur po shkonte në Shqipëri, për dyshimin se kishte abuzuar seksualisht me nipin e tij.

Sipas raportimeve të atëhershme, ngjarja kishte nisur kur nëna me djalin kishin shkuar në pushime në Prizren tek i vëllai. Se ishte përdhunuar, e kishte konfirmuar ekspertiza mjeko-ligjore që i ishte bërë djalit. /euronews


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark