Insajderi
Biznes

Bagolina bashkë me tre brende të mirënjohura vijnë ekskluzivisht në Marigona Hill!

Insajderi
02 August 2023 - 10:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bagolina bashkë me tre brende të mirënjohura vijnë ekskluzivisht në Marigona Hill!
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Po vazhdon zhvillimi dhe jetësimi i qytezës Marigona Hill. Sot është nënshkruar një tjetër marrëveshje për hapjen e brendeve ekskluzive të gastronomisë në Marigona Hill, Yamato dhe Ulliri, emra të dëshmuar në gastronominë e Shqipërisë.

Yamato është një koncept i specializuar i ushqimeve japoneze ndërsa Ulliri një koncept unik i mishit dhe pastave, të dy këto koncepte vijnë për herë të parë në Kosovë dhe ekskluzivisht në Marigona Hill. Gjithashtu krahas këtyre brendet ekzistuese Bagolina Eatery edhe Moritz vijne për herë të parë në formate të reja në Marigona Hill. Bagolina ofron një gërshetim të ushqimit tradicional dhe modern në tryezën tuaj, ndërsa Mortiz Eis është markë e akullorës së mirënjohur ndërkombëtarisht, që vjen me standard të lartë dhe e përshtatshme edhe për personat vegan. 

Me rastin e nënshkrimit në një konferencë për media ishin të pranishëm Drejtori i Përgjithshëm i Marigona Hill, Uragan Alija dhe dy përfaqësuesit e të katër brendeve, Petrit Klokoqi dhe Blerta Kllokoqi Rugova, të cilët u shprehën shumë të lumtur për bashkëpunimin dhe zgjerimin me brendet më të shquara të gastronomisë në një qytezë me karakter të veçantë si Marigona Hill.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark