Soprano shqiptare magjeps mediet ndërkombëtare - Insajderi
×
Kulturë

Soprano shqiptare magjeps mediet ndërkombëtare

Insajderi
16 July 2017 - 13:55
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Jaho ka thënë se ka shkuar pa asnjë cent në Itali, dhe ka punuar ku ka mundur për të siguruar mbijetesën. Megjithatë, ajo ka punuar shumë duke mos hequr asnjë herë nga ëndrra e saj. Sot, Ermonela Jaho është një prej sopranove më të famshme dhe më të vlerësuara në botë

Soprano shqiptare, Ermonela Jaho vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së medieve ndërkombëtare, kurse e fundit që ka shkruar për të është “El Pais”.

Jaho ka magjepsur edhe një herë publikun, kësaj radhe në Madrid në rolin e Madamës Butterfly të Puccini-t.

Në një tregim të gjatë për sopranon shqiptare vihet në theks se si ajo erdhi si një emigrante e varfër në Itali, derisa tani është shumë e njohur dhe magjepsës me zërin e saj.

Jaho ka thënë se ka shkuar pa asnjë cent në Itali, dhe ka punuar ku ka mundur për të siguruar mbijetesën. Megjithatë, ajo ka punuar shumë duke mos hequr asnjë herë nga ëndrra e saj. Sot, Ermonela Jaho është një prej sopranove më të famshme dhe më të vlerësuara në botë, shkruan albinfo.ch.

“Madamme Butterfly”; “La Traviata”; “La Boheme”, janë vetëm disa prej kryeveprave të muzikës operistike, ku Ermonela Jaho ka lënë padyshim gjurmë në mendjen e kritikëve më të rëndësishëm, që kurdoherë e duartrokasin në artikuj për mediet më të njohura.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark