Insajderi
Ballina 5

“Mercedes, me targa vendore”- policia jep detaje për veturën e përfshirë nga flakët në Ferizaj në orët e para të mëngjesit

Insajderi
03 August 2023 - 09:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Mercedes, me targa vendore”- policia jep detaje për veturën e përfshirë nga flakët në Ferizaj në orët e para të mëngjesit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një veturë e tipit ‘Mercedes’ me targa vendore është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të së enjtes në Sojevë të Ferizajt.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Ai ka thënë se në vend të ngjarjes janë dalë zjarrëfikësit.

“Sot, rreth orës 01:43 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar informatën se në fshatin Sojevë të Ferizajt është një incident zjarri , ku derisa një veturë Mercedes me targa vendore ishte në lëvizje për një moment ishte kapluar nga flaka. Menjëherë janë njoftuar zjarrëfiksit, të cilët kanë dalë nê vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin. Nê vend ngjarje kanë dalë njësitet e policisë, të cilët po e hetojnë rastin”, tha Veseli.

Një lexues i mediumit ka dërguar pamje nga atje:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark