Gjermani: Breshëri i rënë largohet me automjete për pastrimin e borës e me lopata – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Gjermani: Breshëri i rënë largohet me automjete për pastrimin e borës e me lopata

    Insajderi
    05 August 2023 - 13:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një stuhi e fortë ka goditur qytetin gjerman Reutlingen në provincën e Baden-Wurttemberg, ku në një periudhë të shkurtër kohore kanë rënë mbi 30 centimetra breshër, për këtë arsye u angazhuan edhe automjetet e pastrimit të borës.

    Në kombinim me gjethet dhe mbeturinat, ato copa akulli bllokuan tubat e kullimit, të cilat përmbytën garazhet, bodrumet dhe ndërtesat e banimit, raportojnë mediat lokale.

    Niveli i lumit në këtë qytet shpejt u rrit me 1.50 metra, por fatmirësisht nuk ka dalë nga shtrati.

    Shërbimet teknike dhe zjarrfikësit kishin shumë angazhime dhe për këtë në rrugë dolën edhe pastruesit e borës.

    Pamjet nga qyteti i prekur tregojnë rrugë të mbushura me akull dhe banorë të hutuar që qëndrojnë në portat e dyerve duke parë përreth me mosbesim.

    Edhe punonjësit e shërbimeve teknike pastrojnë rrugët me mëngë të shkurtra. Reutligen ndodhet jo shumë larg Stuttgartit në jugperëndim të Gjermanisë.

    Kujtojmë se moti i keq në 48 orët e kaluara ka prekur pjesën jugore të Gjermanisë, Austrinë, Slloveninë, e cila ka pësuar përmbytje katastrofike dhe një pjesë më të vogël të Kroacisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark