Titulli i punës: Udhëheqësi i Divizionit administrim të Sistemeve dhe TI-së I raporton: Menaxherit të Departamentit të Administratës Niveli i pagës: 4 Orët e Punës: 40 orë në javë Kohëzgjatja…
Titulli i punës: Udhëheqësi i Divizionit administrim të Sistemeve dhe TI-së
I raporton: Menaxherit të Departamentit të Administratës
Niveli i pagës: 4
Orët e Punës: 40 orë në javë
Kohëzgjatja e Kontratës: Me kohë të pacaktuar ( puna provuese 3 muaj)
Vendi Punës: Rr. “Zija Shemsiu” nr. 22, Ulpianë- Prishtinë ( selia e Ndërmarrjes Publike Banesore)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Koordinon punët dhe është përgjegjës në përpilimin e të gjitha planeve të Divizionit të TI-së, planin e punës së Departamentit të Administratës në koordinim me planin dinamik mujor të NPB;
- Përfaqëson NPB te palët e tjera me autorizimi të Menaxherit të Departamentit apo Kryeshefit të NPB;
- Menaxhon punën e përgjithshme të Divizionit të TI-së dhe ndihmon Menaxherin e Departamentit në caktimin e objektivave dhe zhvillimin e planit të punës për përmbushjen e këtyre objektivave për Divizionin e TI-së;
- Përgatit planet afat-mesme dhe afatgjata të Divizionit;
- Koordinon punën më të gjitha Departamentet në lidhje më kërkesat dhe nevojat për kryerjen e aktiviteteve të nevojshme për Divizionin;
- Është përgjegjës për udhëheqjen e stafit në Divizionin e TI-së me gjithë dokumentet e nevojshme si dhe në bashkëpunim me Departamentet e tjera;
- Vlerëson performancën e stafit brenda Divizionit në baza të rregullta;
- Merr masa disiplinore ndaj punëtorëve që kanë performancë të dobët në përmbushjen e detyrave të punës së bashku me Menaxherin e Departamentit dhe Divizionin e Burimeve Njerëzore;
- Përgatit raporte të punës, javore, mujore, vjetore për Divizionin e TI-së;
- Menaxheri i Departamentit dhe Kryeshefi Ekzekutiv mund ta ngarkojnë me detyra tjera që lidhen me pozitën sipas nevojës së NPB;
- Në rast të mungesë së zyrtarëve tjerë me urdhër të Menaxherit të Departamentit mund të zëvendësojë dhe të kryej detyra tjera;
- Menaxhon me stafin e divizionit dhe bënë ndarjen e detyrave tek varësit e tij , ofron udhëzime dhe monitoron punën e stafit për të siguruar produkte dhe shërbime cilësore;
- nj) Ndihmon mbikëqyrësin në vlerësimin e proceseve dhe procedurave të brendshme dhe rekomandon ndryshime/përmirësime me qëllim të ngritjes së efikasitetit në punë;
- Harton specifikat dhe mbikëqyrë stafin në hartimin e specifikave për pajisjet e teknologjisë informative, transportit, furnizimit, servisimit, kontraktimit, si dhe lëmit tjera në kompetence të divizionit;
- Siguron identifikimin, planifikimin dhe përgatitjen e kërkesave për teknologji informative për mbajtjen aktive të programeve të teknologjisë informative
- Harton planin e shpenzimeve për nevojat e mbajtjes aktive të programeve të teknologjisë informative në NPB dhe planifikimet e programeve të reja në këtë lëmi.
Kualifikimet:
- Diplomë universitare;
- Së paku 3 vite përvojë pune;
- Preferohet 1 vit përvojë pune profesionale, menaxheriale ose organizative;
- Kurset dhe trajnimet tjera gjatë karrierës profesionale;
Aftësitë:
- Njohuritë në planifikim, organizim dhe kontroll;
- Aftësi kompjuterike;
- Preferohet njohuri të gjuhës Angleze.
- Aftësi të mira komunikuese në të folur dhe të shkruar si dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve sipas prioriteteve;
- Aftësi të shkëlqyeshme për të ofruar konsultim dhe aftësi të mira ndër personale;
- Të jetë në gjendje të punojë nën presion;
- Etikë në punë dhe integritet
Procedura e Konkurrimit
Kandidatët e interesuar, formularin zyrtar mund ta marrin në zyret e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes
Publike Banesore apo ta shkarkojnë nga web faqja e internetit në adresën:
www.npbanesore.com/shpalljet/mundesi-punesimi/ . Dokumentacionin mund ta paraqesin në kopje fizike në Divizionin e Burimeve Njerëzore në adresën: rr. Zija Shemsiu, nr. 22, Prishtinë, ose të aplikojnë përmes emailit zyrtar: [email protected] apo përmes postës. Kandidatët të cilët konkurojnë duhet të shënojnë saktë adresën, numrin e telefonit kontaktues si dhe email adresën. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në procedura të tjera të rekrutimit.
Dokumentet që duhet të bashkangjiten:
- Aplikacioni i NPB-së;
- Dëshmitë për Shkollim- Diploma;
- Dëshmitë për përvojën e punës;
- Certifikatën që nuk jeni nën hetime nga Gjykata (jo më e vjetër se gjashtë muaj);
- Kopjen e letërnjoftimit;
Shënim: Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda dy (2) ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara me dokumentacionin përkatës nuk do të shqyrtohen. Kandidati/ja i/e përzgjedhur obligohet të sjellë ҫertifikatën mjekësore që është në gjendje të mirë shëndetësore si fizike ashtu dhe psiqike para nënshkrimit të kontratës.
APLIKACIONET DHE DOKUMENTACIONI I PAKOMPLETUAR SIPAS KËRKESAVE TË PËRCAKTUARA NË KËTË SHPALLJE SI DHE ATO QË ARRIJNË PAS SKADIMIT TË AFATIT TË KONKURSIT, NUK DO TË SHQYRTOHEN.
Shpallja është e hapur që nga data 14.08.2023 deri më 28.08.2023.
Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në Divizionin e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore në nr. tel. : 038 553 311.