Titulli i punës: Udhëheqës/e i/e Divizionit për Inkasim dhe Menaxhim të Borxheve I raporton: Menaxherit/es të Departamentit për Kujdes ndaj Klientëve Niveli i pagës: 4 Orët e Punës: 40 orë…
Titulli i punës: Udhëheqës/e i/e Divizionit për Inkasim dhe Menaxhim të Borxheve
I raporton: Menaxherit/es të Departamentit për Kujdes ndaj Klientëve
Niveli i pagës: 4
Orët e Punës: 40 orë në javë
Kohëzgjatja e Kontratës: Me kohë të pacaktuar ( puna provuese 3 muaj)
Vendi Punës: Rr. “Zija Shemsiu” nr. 22, Ulpianë- Prishtinë ( selia e Ndërmarrjes Publike Banesore)
Përshkrimi i detyrave të punës:
- Menaxhon me punën e përgjithshme të Divizionit për Menaxhim dhe Inkasim të Borxheve (më tutje DIMB) dhe mbështet Menaxherin e Departamentit dhe Drejtorin e Operativës në caktimin e objektivave dhe zhvillimin e planit të punës për përmbushjen e këtyre objektivave për DKK-në;
- Është përgjegjës për realizimin e objektivave të caktuara nga Menaxheri i DKK-së dhe Drejtori i Operativës që kanë të bëjnë me DIMB-në;
- Koordinon punët me Zyret dhe Njësitë e tjera në lidhje me kërkesat dhe nevojat për kryerjen e aktiviteteve të nevojshme që kanë të bëjnë me DIMB-në drejtë realizimit të objektivave të Departamentit;
- Bashkëpunon ngushë me Divizionet tjera në kuadër të DKK-së për përmbushjen e objektivave të Departamentit përkatës;
- Merr pjesë në mbledhjet e rregullta të DKK-së;
- Shqyrton kërkesat, ankesat, parashtresat dhe dokumentet e tjera të palëve kontraktuale me NPB veçanërisht me palët kontraktuale të DMRN-së dhe DIU-së që kanë të bëjnë me pagesat e tyre;
- Kontrollon dhe menaxhon pagesat e kryera me arkat fiskale të DKK-së dhe është përgjegjës për barazimin dhe përgatitjen e raporteve të tyre;
- Menaxhon procesin për llogaritjen e detyrimeve të konsumatorëve dhe përgatitjen e faturave për këto detyrime;
- Mban evidencën dhe përpilon pasqyrat e të hyrave sipas marrëveshjeve kontraktuale me banorë dhe palë të treta duke bashkëpunuar në baza të rregullta me Departamentin e Financave;
- Menaxhon procesin e arkëtimit dhe inkasimit dhe përpilon strategjinë efikase për inkasimin e të hollave nga konsumatorët;
- Menaxhon borxhet,mbikëqyr dhe ndihmon procesin për informimin e pronarëve të njësive banesore në ndërtesat në bashkëpronësi dhe klientët tjerë për gjendjen e borxhit;
- Përpilon pasqyrën ditore, javore dhe mujore të inkasimit dhe borxheve të shërbimit të mirëmbajtjes dhe në bazë të kësaj përgatit vërejtjet me shkrim dhe listat e banorëve për telefonata;
- Së bashku me Udhëheqësin e Divizionit për Shitje dhe Kontraktim është përgjegjës për koordinimin dhe menaxhimin e pikave kontaktuese në lagjet e qytetit;
- Së bashku me Menaxherin/en e DKK-së është përgjegjës të kërkojë nga Departamenti Ligjor inicimin e proceduarve përmbarimore për mos-pagesë nga klientët;
- Udhëheq procesin e procedurave ligjore/përmbarimore për mos-pagesë nga klientët;
- Menaxhon takimet së bashku me Udhëheqësin e Divizionit për Shitje dhe Kontraktim për shpërndarjen e RFID-ve dhe është përgjegjës për ecurinë e mbarëvajtjes së këtyre takimeve;
- Është përgjegjës për procesin e menaxhimit të pagesave me klientët dhe përgatit dokumentacionin e nevojshëm;
- Menaxhon procesin e sistemimit të dokumentacionit që ndërlidhen me faturimin, inkasimin dhe pagesat për departamentin përkatës;
- Menaxhon procesin e futjes së dokumenteve dhe të dhënave tjera relevante në programin softverik sa i përket faturimit, inkasimit dhe pagesave;
- Monitoron punën e stafit nën mbikëqyrje në përmbushjen e objektivave të bazuara në planin e punës dhe bën vlerësimin e performancës së tyre në baza mujore, gjashtë mujore dhe vjetore;
- Siguron që niveli i punonjësve, pajisjet dhe sistemet janë adekuate për përmbushjen e funksioneve të Divizionit për Inkasim dhe Menaxhim të Borxheve;
- Siguron që stafi të ketë kualifikimin dhe trajnimet e duhura, mban një pasqyrë për nevojat për trajnime dhe organizon trajnimet e nevojshme në koordinim Menaxherin/en e DKK-së dhe me Divizionin e Burimeve Njerëzore;
- Merr masa disiplinore ndaj punonjësve që kanë performancë të dobët në përmbushjen e detyrave të punës në koordinim me Menaxherin/en e DKK-së dhe me Divizionin e Burimeve Njerëzore;
- Kontrollon punët dhe mban mbledhje me stafin përgjegjës për punët e kryera ose për pengesat në punë në DIMB;
- Përgatit raportet e punës në baza javore, mujore, vjetore përDivizionin përkatës;
- Menaxheri i DKK-së mund t’a ngarkoj me detyra tjera që lidhen me pozitën sipas nevojës së NPB-së;
- Në rast të mungesës së zyrtarëve tjerë me urdhër të menaxhmentit mund të zëvendësojë dhe ti kryej detyrat tjera.
Kualifikimet:
- Diplomë universitare;
- Përvojë pune së paku 3 vite;
- Preferohet 1 vit përvojë pune profesionale, menaxheriale ose organizative;
- Preferohen kurset dhe trajnimet tjetra gjate karrierës profesionale.
Aftësitë:
- Shkathtësi kompjuterike në Microsoft Office;
- Aftësi të mira në përdorimin e bazave të të dhënave;
- Në gjendje për të punuar nën presion dhe me orar të zgjatur;
- Preferohet njohja e gjuhës Angleze;
- Njohuritë në planifikim dhe kontrollë;
- Shkathtësi të shkëlqyera komunikative, organizative dhe analitike;
- Etikë dhe integritet në punë;
- Shkathtësi për të punuar në grup, nën presion dhe të dëshmoj fleksibilitet në punë.
Procedura e Konkurrimit
Kandidatët e interesuar, formularin zyrtar mund ta marrin në zyret e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes
Publike Banesore apo ta shkarkojnë nga web faqja e internetit në adresën:
www.npbanesore.com/shpalljet/mundesi-punesimi/ . Dokumentacionin mund ta paraqesin në kopje fizike në Divizionin e Burimeve Njerëzore në adresën: rr. Zija Shemsiu, nr. 22, Prishtinë, ose të aplikojnë përmes emailit zyrtar: [email protected] apo përmes postës. Kandidatët të cilët konkurojnë duhet të shënojnë saktë adresën, numrin e telefonit kontaktues si dhe email adresën. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në procedura të tjera të rekrutimit.
Dokumentet që duhet të bashkangjiten:
- Aplikacioni i NPB-së;
- Dëshmitë për Shkollim- Diploma;
- Dëshmitë për përvojën e punës;
- Certifikatën që nuk jeni nën hetime nga Gjykata (jo më e vjetër se gjashtë muaj);
- Kopjen e letërnjoftimit;
Shënim: Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda dy (2) ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara me dokumentacionin përkatës nuk do të shqyrtohen. Kandidati/ja i/e përzgjedhur obligohet të sjellë ҫertifikatën mjekësore që është në gjendje të mirë shëndetësore si fizike ashtu dhe psiqike para nënshkrimit të kontratës.
APLIKACIONET DHE DOKUMENTACIONI I PAKOMPLETUAR SIPAS KËRKESAVE TË PËRCAKTUARA NË KËTË SHPALLJE SI DHE ATO QË ARRIJNË PAS SKADIMIT TË AFATIT TË KONKURSIT, NUK DO TË SHQYRTOHEN.
Shpallja është e hapur që nga data 14.08.2023 deri më 28.08.2023.
Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në Divizionin e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore në nr. tel. : 038 553 311.