Besnik Mujeci, asamblisti i VV-së, ishte në qendër të vëmendjes gjatë ditës së sotme, një mori kritikash vërshuan ndaj tij, dhe përpos kritikave Mujeci u përjashtua edhe nga Lëvizja Vetëvendosje nga pozita e tij si asamblist, krejt kjo pasi që u arrestua në Shqipëri nën dyshimin për trafikim droge, shkruan Insajderi.
Por që kritikat ndaj dilerit të drogës si duket e kanë nervozuar axhën e Kryeparlamentarit Glauk Konjufcës.
Rabit Konjufca përmes një postimi në Facebook ka reaguar ashpër ndaj kritikuesve të Mujecit.
“Kaluan në ekstazë duke kukatur, Gjeni naj kauzë të mirëfilltë se ju mori djalli”, ka shkruar Konjufca.