Ndërron jetë akademiku i njohur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Ndërron jetë akademiku i njohur

    Insajderi
    21 August 2023 - 11:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në moshën 86- vjeçare ka ndërruar jetë shkrimtari i njohur njëherë edhe anëtari i Akademisë së Shkencave në Shqipëri, Bahri Beci.

    Beci ka shërbyer gjithashtu edhe si anëtarë i jashtëm i Akademisë së Shkencave e Arteve të Kosovës.

    Njoftimin për vdekjen e tij e ka dhënë i biri i tij, i cili ka shkruar:

    Të dashur miq,

    Me dhembje e hidhërim ju njoftojmë që babai ynë, Bahri Beci, ndërroi jetë.

    Faleminderit babë për kujtimet e bukura e emrin e mirë që na le, për këshillat e urtësinë tënde, për konsistencën e racionalitetin tënd, për arsyetimin e shembullin me të cilin na udhëhoqe e na bëre krenarë.

    Ditën e martë, homazhet do të mbahen në Akademinë e Shkencave, në orën 9:00-11:30, ndërsa përcjellja e fundit për në varrezat e Sharrës në orën 12:00.

    Pritjet do të bëhen të martën, 22 gusht në orën 17:00-20:00, e më pas të mërkurën dhe të enjten në oraret 9:00-13:00 dhe 17:00-20:00 në Hotel Sheraton.

    Entela dhe Beneti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark