Politikani serb Bogdanoviq: Vulini ka lëshuar urdhër, serbët në veri të Kosovës të mos fillojnë mësimin me 1 shtator - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Politikani serb Bogdanoviq: Vulini ka lëshuar urdhër, serbët në veri të Kosovës të mos fillojnë mësimin me 1 shtator

    Insajderi
    21 August 2023 - 23:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq thotë se Vulini ka urdhëruar serbët në veri të mos fillojnë mësimin me 1 shtator.

    Përmes një postimi në platformën X, Bogdanoviq thotë se ky vendim do ta përshkallëzojë edhe më tej situatën në veri të Kosovës.

    “Sipas informacioneve që kam, Aleksandar Vulin, drejtor i BIA-s, ka lëshuar një urdhër që ndalon fillimin e rregullt të vitit shkollor për nxënësit serbë në veri të Kosovës! Do të organizohen mësimi nga distance (online)! Ky vendim është vazhdimësi e përshkallëzimit të konfliktit!”, ka shkruar politikani serb.

    Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq ka thënë se në të kaluarën ka pranuar telefonata në këmbim që të mos kritikohet Lista Serbe dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark