Sot në mëngjes presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është takua me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.
Pas takimit ky i pari ka deklaruar se autoritetet greke edhe një herë kanë konfirmuar se nuk do të njohin pavarësinë e Kosovës.
“Një bisedë e mirë dhe miqësore me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, me të cilin shkëmbyem mendime për bashkëpunimin e përgjithshëm rajonal, çështjet globale dhe qëndrimin e Greqisë ndaj situatës në Kosovë. Miqtë tanë grekë kanë konfirmuar edhe një herë se nuk do të ketë ndryshim në qëndrimin zyrtar për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës. Ne do të vazhdojmë të punojmë në forcimin e bashkëpunimit tonë në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram.