Qualcomm humb betejën e parë me Komisionin Evropian - Insajderi
×
Teknologji

Qualcomm humb betejën e parë me Komisionin Evropian

Insajderi
18 July 2017 - 14:00
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prodhuesi Amerikan i çipeve Qualcomm rrezikon një gjobë prej 580,000 Eurosh nga Komisioni Evropian pas humbjes së apelimit kundër vendimit të gjykatës Evropiane ditën e Hëne.

Qualcomm, i cili u akuzua nga Komisioni Evropian për metoda anti kompetitive ndaj prodhuesit Britanik Icera, muajin e kaluar kërkoi nga Gjykata mbylljen e çështjes.

Komisioni Evropian përshëndete verdiktin e gjykatës ndërsa Qualcomm nuk komentoi. Qualcomm rrezikohet edhe nga një gjobë e dytë, shkruan PcWorld.

Komisioni Evropian thotë se Qualcomm ka kryer pagesa ilegale ndaj një konsumatori madhor për të përdorur ekskluzivisht çipet e saj që prej 2011-ës.

Kjo akuzë mund të përfundojë me gjobë në vlerën e 10% të të ardhurave vjetore të kompanisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark