Insajderi
Biznes

Shpallje: Zyrtar/e i/e lartë i/e Prokurimit- 1 (një) pozitë

Insajderi
01 September 2023 - 15:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shpallje: Zyrtar/e i/e lartë i/e Prokurimit- 1 (një) pozitë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

K O N K U R S

Për plotësimin e vendit të punës

Titulli i vendit të punës: Zyrtar/e i/e lartë i/e Prokurimit- 1 (një) pozitë

I raporton: Menaxherit të Departamentit të Prokurimit

Niveli i pagës: 5

Orët e Punës:  40 orë në javë

Kohëzgjatja e Kontratës: E pacaktuar (3 muaj punë provuese)

Vendi Punës: Rr. “Zija Shemsiu” nr. 22, Ulpianë- Prishtinë ( selia e Ndërmarrjes Publike Banesore)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Harton planet e punës në pajtim me Mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin objektivave të njësisë;
    1. Harton dhe zhvillon dokumentacionin e prokurimit, duke përfshirë edhe planin e blerjes, orarin e prokurimit, kërkesat për oferta, planin e vlerësimit, planin e negocimit dhe rekomandimin e blerjes;
    1. Analizon aktivitetet aktuale të prokurimit dhe rekomandon përmirësimin përmes metodave më efikase të prokurimit dhe standardizimit të procedurave të prokurimit;
    1. Siguron që të gjitha kërkesat për prokurim janë në pajtim me legjislacionin dhe rregullat e prokurimit publik;
    1. Përgatit kontrata dhe siguron që metodat e prokurimit dhe teknikat janë të kuptueshme dhe zbatohen në mënyrën e duhur;
    1. Përgatit forma dhe procedura standarde, varësisht nga metoda e prokurimit dhe siguron që ftesat për oferta për tenderë dhe dërgimi i tyre është bërë me kohë;
    1. Siguron mbajtjen e të dhënave në detaje për të gjithë ofertuesit pjesëmarrës, për veprimet dhe vendimet e marra, si dhe kujdeset që jenë të nënshkruara komentet nga secili anëtar;
    1. Kryen edhe detyra tjera të lidhura me pozitën, në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme sipas nevojës nga Mbikëqyrësi.

Kualifikimi:

• Diploma universitare, fakulteti ekonomik, juridik , administratë publike dhe të ngjashme;

• Së paku 2 vite përvojë pune;

• Preferohet përvojë pune në fushën e prokurimit;

• Të jetë i certifikuar për prokurim publik.

Aftësitë:

• Njohuri dhe përvojë në fushën e prokurimit dhe ligjeve;

• Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;

  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;

• Aftësi për punë nën presion;

• Shkathtësi kompjuterike në Microsoft Office;

• Njohuri të gjuhëve zyrtare dhe njohja e gjuhës angleze;

• Të ketë etikë në punë dhe integritet.

Procedura e Konkurrimit

Kandidatët e interesuar, formularin zyrtar mund ta marrin në zyret e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes

Publike Banesore apo ta shkarkojnë nga web faqja e internetit në adresën:

www.npbanesore.com/shpalljet/mundesi-punesimi/ . Dokumentacionin mund ta paraqesin në kopje fizike në Divizionin e Burimeve Njerëzore në adresën: rr. Zija Shemsiu, nr. 22, Prishtinë, ose të aplikojnë përmes emailit zyrtar: [email protected] apo përmes postës. Kandidatët të cilët konkurojnë duhet të shënojnë saktë adresën, numrin e telefonit kontaktues si dhe email adresën. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në procedura të tjera të rekrutimit.

Dokumentet që duhet të bashkangjiten:

  • Aplikacioni i NPB-së;
  • Dëshmin e Diplomës Universitare , fakulteti ekonomik, juridik , administratë publike dhe të ngjashme;
  • Dëshmitë për përvojën e punës së paku 2 vite;
  • Preferohet pervoja në fushën e prokurimit;
  • Të jetë i certifikuar për prokurim publik;
  • Certifikatën që nuk jeni nën hetime nga Gjykata (jo më e vjetër se gjashtë muaj);
  • Kopjen e letërnjoftimit;

Shënim: Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda dy  (2) ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara me dokumentacionin përkatës nuk do të shqyrtohen. Kandidati/ja i/e përzgjedhur obligohet të sjellë ҫertifikatën mjekësore që është në gjendje të mirë shëndetësore si fizike ashtu dhe psiqike para nënshkrimit të kontratës.

APLIKACIONET DHE DOKUMENTACIONI I PAKOMPLETUAR SIPAS KËRKESAVE TË PËRCAKTUARA NË KËTË SHPALLJE SI DHE ATO QË ARRIJNË PAS SKADIMIT TË AFATIT TË KONKURSIT, NUK DO TË SHQYRTOHEN.

Shpallja është e hapur që nga data  01.09.2023 deri më  15.09.2023.

Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në Divizionin e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore në nr. tel. : 038 553 311.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark